29 maj 2015 – Dy nipërit e Mentor Lufit, që e ruanin xhaxhanë dhe më pas eleminuan autorin e atentatit e së mërkurës në Tiranë, dyshohet të jenë vrasësit e Durim Sulkut në Holandë. Vëllezërit Markeljan dhe Klevis Doçi ishin të armatosur kur e ruanin 39-vjeçarin Lufi, pasditen e 27 majit. Ata përplasën me makinë italianin Salvatore Letizzia dhe vranë Besnik Sulkun, pasi këta të fundit qëlluan mbi Mentor Lufin (Doçi) dhe mikun e tij Gerti Goxhaj. Pritet që gjurmët e tyre të verifikohen me ato të krimit në Holandë, ku në prill u vra vëllai i Besnik Sulkut.

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”