Hair Saliaj, bashkëshorti i Drita Saliaj ka rrëfyer se për ngjarjen e rëndë e ka njoftuar vëllai i madh.
Saliaj ka treguar se ishte përpjekur të komunikonte me bashkëshorten përmes telefonit por ajo nuk i ishte përgjigjur.
“Unë isha në Greqi dhe e marr në telefon dhe nuk ma hapi telefonin. Më njoftoi vëllai i madh, i cili kishte shkuar në polici. Në Greqi kisha shkuar në fund të nëntorit”, tha ai.
Saliaj tha se e kishte lënë disa herë vetëm bashkëshorten, por ai nuk kishte shprehur ndonjë shqetësim shkruan RTV Ora. Ndërsa tha se do të kërkojë drejtësi edhe për nipin, u shpreh se nuk ka pasur asnjë kontakt me familjarët e nipit.
“Patjetër, edhe fëmija po të ishte ai është krim”, tha Hair Saliaj.





