Në vendin e ngjarjes ku ndodhi krimi i dyfishtë në Durrës, po vijon këqyrja e kufomave dhe mbledhja e provave.
Burime nga policia dhe Prokuroria kanë bërë me dije se në banesë janë gjetur një numër i konsiderueshëm gëzhojash automatiku.
Nga burimet e grupit hetimor, mësohet se gjyshja është qëlluar me një numër të konsiderueshëm plumbash, dhe ngjarja ka ndodhur në kushtet e një depresioni të thellë nga ana e autorit.
Dy viktimat Ersid Curri 25 vjeç dhe Hurme Curri 80 vjeçe, janë gjetur sot rreth orës 12:15, në banesën ku jetonin në lagjen nr.10, ndërsa dyshohet se krimi është kryer gjatë natës.





