12 qershor 2015 – Nuk mjaftojnë debatet e kundërshtarëve politikë për tensionin e pragzgjedhjeve lokale, por kanë nisur edhe debatet në familjet shqiptare, duke krijuar tensione mes të afërmve, madje deri në dhunë fizike.
Në Fier është shënuar një sherr mes dajës dhe nipit të tij.
Sipas policisë, daja 59-vjeçar ka dhunuar nipin e tij 33-vjeçar vetëm sepse mori pjesë në një aktivitet elektoral.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Suk të Fierit, ku nipi me inicialet L.T., është qëlluar me grushte nga daja i tij, shtetasi Avni Cjapi.
Autori i ngjarjes është arrestuar në flagrancë, ndërsa materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Fierit, për veprën penale “Dhuna në familje”.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/