Një 53-vjeçare është rrahur nga nipi i saj.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Shijak, ku është plotësuar kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen L. M., vjeç 53, banuese në Sarandë.
Sipas njoftimit të policisë, ndaj 53-vjeçares është ushtruar dhunë fizike e psikologjike nga shtetasi G. A., (nipi) vjeç 21, banues në Shijak.
Materialet hetimore në ngarkim të të riut u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.





