Në bazë të planit të masave për fillimin e vitit të ri shkollor, në Durrës ka nisur aksioni për heqjen e kioskave pranë shkollave 9-vjeçare apo gjimnazeve.
Në aksion janë përfshirë Policia Bashkiake në bashkëpunim me Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit dhe Ndërmarrjen Rruga.
Një ditë më parë, aksioni u përqendrua te shkollat në Shkozet, “Beqir Çela” dhe “Olsi Lasko”, ku janë hequr 4 kioska që shisnin produkte të ndryshme ushqimore, fastfood etj.
Burime nga Policia Bashkiake bëjnë të ditur për “DurrësLajm”, se aksioni do të vazhdojë në të gjitha shkollat e bashkisë Durrës.
Shpeshherë është ngritur zëri për shtimin e masave dhe kontrolleve ndaj kioskave që tregtojnë ushqime të shpejta, pasi janë në kushte të jopërshtatshme dhe ka pasur raste dhe helmimi të fëmijëve për shkak të produkteve të skaduara.





