Prej derrave të ngordhur, barnave të skaduara, shisheve plastike, mbetjetjeve urbane e atyre kimikate, të gjtha përfundojnë në grykëderdhjen e lumit Erzen e më pas në detin Adriatik. Mbetjet mblidhjen prej lumenjve e përrenjve më të vegjël nga kryeqyteti, Kruja e Fushë- Kruja e përfundojnë në det, duke përbërë një katastrogë mjedisore dhe urbane.
Lumi Erzen është një lumenjve më të ndotur, fakt ky që theksohet edhe nga peshkatarët e zonës, të cilët janë të vetëpunësuar pranë grykderdhjes së lumit. Njëri prej tyre shprehet se përveç ndotjes vihet re se lumi është ndotur edhe nga shumë kimikate.
Kjo situatë ka vënë në lëvizje ministrinë e mjedisit, e cila prej tre ditësh ka vënë ngritur strukturat për pastrimin e zonës nga mbeturinat e shumta. I pranishëm mëngjesin e sotëm ka qenë edhe ministri Blendi Klosi, i cili ka thënë se situata është e rëndë dhe krimin mjedisor duhet ta dënojnë të gjithë. Ministri Klosi shtoi se pastrimi që po bëjmë sot do të jetë një pastrim i përditshëm duke vënë në lëvizje të gjithë strukturat mjedisore dhe qytetarët.
Ministri Blendi Klosi ka paralajmëruar vënien para përgjegjësisë penale për ndotësit e lumenjve, duke saktësuar se strukturat e Ministrisë së Mjedisit janë duke ndjekur situatën dhe evidentuar shkaktarët e ndotjes.
Aksioni "Të pastrojmë Shqipërinë" përfshin tre konceptet për aksionin kombëtar dhe evidentimin e zonave më problematike. Më problematikja duket se është ndotja spitalore, pasi është vënë re se në lumenjtë e vendit tonë janë hedhur shumë medikamente të skaduara dhe mbetje që grumbullohen nga spitale të ndryshme.
Deri tani janë evidentuar 800 raste ku biznese të ndryshme që kanë komunikim me lumenjtë dhe detin e shumica e tyre nuk e zbatojnë si duhet lejen mjedisore.