Në orën 10:00 të kësaj të shtune ka filluar mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste te "Xibraku". I fundit në mbledhje ka mbërritur kryeministri Edi Rama, i cili që në mëngjes nuk e ka kursyer ironinë ndaj gazetarëve, pasi i ka përshëndetur me fjalët “Mirëmëngjes kazan”.
Gjithsesi kjo nuk është një gjë e re tashmë, pasi viti që u mbyll ishte i mbushur me sulme dhe deklarata të forta të kryeministrit për median, por duket se edhe në vitin e ri ‘zakoni fyes’ do të vijojë.





