Ka nisur ceremonia zyrtare e inaugurimit të Presidentit të 46-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Presidenti i zgjedhur Joe Biden do të bëjë betimin si presidenti në një kohë përçarjesh të thella dhe krizash të vështira.
Ndryshe nga çdo herë tjetër në një ceremoni si kjo do të mungojnë njerëzit për shkak të zbatimit të masave kundër përhapjes së koronavirusit.
Ekipi i Biden është përpjekur të mbajë turmat në minimum dhe u ka kërkuar amerikanëve që të mos udhëtojnë në Uashington, DC, por ta ndjekin inaugurimin nga shtëpitë e tyre.
Në vend të njerëzve, komiteti i inaugurimit ka vendosur 200,000 flamuj që përfaqësojnë të 56 shtetet dhe territoret amerikane.