TIRANË – Ministria e Financave njofton fillimin e sezonit të certifikimit, shpalljen e kritereve për regjistrimin e kandidatëve për të fituar titullin “Auditues i Brendshëm në Sektorin Publik” për vitin 2013. Të drejtën për të paraqitur kërkesën për të filluar sezonin e certifikimit e kanë kandidatët që mbaruar studimet e larta universitare në njërën nga degët ekonomi, financë, kontabilitet, drejtësi, disiplina të tjera që gjykohen të nevojshme nga Drejtori i Përgjithshëm; të kenë të paktën 2 vjet përvojë pune.
U jepet përparësi në përzgjedhjen e kandidatëve për certifikim, punonjësve aktualë të njësive të auditimit të brendshëm në sektorin publik. Afati i pranimit të dokumentacionit fillon përfundon në datën 19 shkurt 2013. Ministria shpall listën e 250 personave që përzgjidhen për të filluar sezonin e certifikimit pas përfundimit të afatit të regjistrimit të kërkesave.