ITALI- Ka nisur festivali i Sanremos. Sekuenca e parë ishte me Luciana Litizzetto në karrocën e Hirushes. Këtë vit, eventi prezantohet nga Fabio Fazio së bashku me aktoren komike italiane.

Mbrëmja e parë i kushtohej këngëtarëve “big”, të cilët u paraqitën me nga dy këngë secili dhe vetëm njëra përzgjidhet nga juria për natën finale.

Këngëtari i parë që u ngjit në skenë ishte Marco Mengoni, i cili këndoi “L’essenziale” dhe “Bellissimo”. Kënga e parë kaloi turnin.

Raphael Gualazzi këndoi “Senza ritegno” dhe “Sai (ci basta un sogno)”. Kënga më e votuar ishte “Sai”.

Mbrëmja vazhdoi me Daniele Silvestrin, i cili solli tek publiku këngët “A bocca chiusa” dhe “Il bisogno di te (ricatto d’onor)”, me këngën e parë që kaloi në finale.

Simona Molinari dhe Peter Cincotti kënduan “Dr Jekyll e Mr Hyde” dhe “La Felicita”. Kjo e fundit u votua më shumë nga juria.