Mbrëmjen e së shtunës ngriti siparin edicioni i 20-të i Tirana International Film Festival-Oscar and European Film Awards qualifying, një edicion jubilar që do të zgjasë deri më 30 shtator.
Për këtë edicion të 20-të, aplikuan 2918 filma nga 109 vende të botës dhe prej tyre u përzgjodhën 209 filma të shkurtër dhe 34 filma të metrazhit të gjatë.
Për ceremoninë e hapjes u përzgjodh filmi nga regjisori i njohur Giuseppe Tornatore, që i dedikohet Grande Maestro, Ennio Morricone, film dokumentar i shfaqur vjet në Venezia.
“Ky është një film dokumentar që po bën xhiron e botës, më shumë se çdo film tjetër italian sepse nuk tregon vetëm historinë e Enio Moricones por tregon dhe historinë e kinemasë”.- tha Gianni Russo, Producent i filmit “Ennio”.
Konkurrimi zyrtar për kategoritë kryesore si Feature, PerspecTIFF, Documentary dhe Short Films do të vlerësohet nga 4 juri ndërkombëtare të formuara nga personalitete të njohur të industrisë kinematografike.