Tiranë, 11 korrik 2014 – Tashmë që pengesat e statusit janë fashitur, në zyrat e Kryeministrisë dhe të selisë rozë, pritet të dalë urdhri për nisjen e reformës më radikale, më të thellë dhe të gjithanshme në administratën publike, që nga përmbysja e regjimit komunist, raporton gazeta “Sot”.

Priten ristrukturime institucionesh, mbyllje drejtorish, shkrirje dikasteresh, dalje në listë pritjesh, shkarkime, pezullime etj.

Kategoritë që rrezikohen janë ata të punësuar në administratë pas vitit 2006, nga qeveria e Sali Berishës, kryesisht mbi baza partiake, klienteliste dhe nepotike.

Të gjithë të emëruarit pas vitit 2006 do të kalojnë në sitën dhe skanerin e drejtorëve të dikastereve përkatëse, ndërsa në vend të tyre, do të emërohet ata që kontribuan për rrëzimin e Sali Berishës nga pushteti në 23 Qershor.

Paraprakisht, janë porositur të gjithë drejtorët, ministrat dhe deputetët të identifikojnë njerëzit e Partisë Demokratike që vegjetojnë në zyrat e shtetit. Për largimin e tyre do të përdoren të gjitha hapësirat e ligjit të ri për nënpunësin civil.

Po sipas burimeve, objekt kryesor i reformës në qershor, do të jenë drejtorët e fundit të Sali Berishës në administratë, disa prej të cilëve kanë blerë vendin e punës, ndërsa kanë kompromentuar edhe ministrat, nga të cilët varen.   

Nenet që penalizojë militantët në administratë   

 

Neni 23 i ligjit për nënpunësin civil 

Mbyllja dhe ristrukturimi

1. Në rastet e mbylljes së institucioneve të administratës publike, nëpunësi civil, vendi i të cilit është deklaruar i tepërt, largohet nga shërbimi civil.

2. Në rastet e ristrukturimit të institucioneve të administratës publike, nëpunësve civilë, vendet e të cilëve janë deklaruar të tepërt, do t'u ofrohet një vend i të njëjtit nivel në një ministri apo institucion tjetër të administratës publike qendrore apo vendore ose në pamundësi, një vend i një niveli më të ulët. Nëpunësi civil vazhdon të gëzojë të drejtat e vendit të tij të mëparshëm deri sa atij t'i ofrohet një vend tjetër, por jo për më tepër se një vit. Në rastet kur nëpunësi civil refuzon të pranojë vendin e ofruar, ai humbet të drejtat që i takojnë si nëpunës civil.

3. Nëpunësit civilë që deklarohen të tepërt kanë të drejtë të përfitojnë nga trajtimi si të papunë, sipas legjislacionit në fuqi.  

Neni 21 Lirimi nga shërbimi civil  

d) kur konkludohet paaftësia për të kryer detyrat e tyre, të paktën, pas dy vlerësimeve negative të njëpasnjëshme të rezultateve në punë;

e) kur konstatohet papërshtatshmëria me vendin e punës, sipas nenit 24 të këtij ligji;  

Neni 22

Pezullimi

b) gjatë periudhës së thirrjes nën armë;

c) gjatë periudhës në të cilën ushtron një funksion politik sipas dispozitave në fuqi.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/