Pas ngulmit nga Shefi i OKB Gutierres si edhe diplomacia amerikane, është hapur pika kufitare që lidh Egjiptin me Gazan me qëllim furnizimin me ndihma humanitare.

Sipas BBC kalimi Rafah është hapur, ndërsa janë parë kamionët e parë që hyjnë në Gaza.

Është e paqartë se për sa kohë do të qëndrojë i hapur vendkalimi.

Izraeli deri më tani ka rënë dakord të lejojë 20 kamionë në Gaza, ndërkohë që në radhë gjenden edhe mbi 100 kamionë të tjerë. Izraeli ka deklaruar se do të sulmojë çdo kamion që u shkon militantëve të Hamas.