Pasi Gjykata regjistroi Kuvendin Kombëtar të 11 Dhjetorit, në Partinë Demokratike ka nisur heqja e logove të partisë të vendosura dy ditë para mbajtjes së protestës së 8 Janarit.

Xhamat kryesor u mbuluan me logot e PD, ndërsa brenda Lulzim Basha urdhëroi fortifikimin e dyerve si masë mbrojtëse ndaj protestuesve. Por, pas vendimit të Gjykatës, Komisioni i Rithemelimit ka deklaruar se do të nisë menjëherë heqjen e logove nga xhamat përballë selisë si dhe fortifikimin e dyerve, për të dhënë mesazhin e hapjes së partisë.

Për të hequr dyert e blinduara do të nevojiten ekspertë, gjë e cila do të kërkojë kohë deri në përfundimin e plotë të heqjes së fortifikimeve.