Prokuroria e Posaçme SPAK, ka regjistruar një kallëzim penal për “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion aktiv”, ku i dyshuari kryesor është Edison Memolla, kryetari i Bashkisë Rrogozhinë.
Kallëzimi penal është depozituar në SPAK nga Partia Demokratike, ku veç Memollës, ndjekje penale është kërkuar dhe për disa nga anëtarët e komisioneve të vlerësimit të dëmeve ekonomike të shkaktuara në banesa nga tërmeti i 2019-s.
Aktualisht rasti po trajtohet me shumë përparësi nga një prokuror i SPAK, ndërsa një tjetër dosje penale që bën fjalë për “Pastrim të produkteve të veprës penale” është rregjistruar në prokurorinë e Posaçme SPAK, ku objekt i këtij hetimi është Edison Memolla, dhe xhaxhai i këtij të fundit Arif Memolla.
Dosja penale kundër tij ka mbërritur në SPAK nga Italia, dhe se aktualisht situata është në verifikim e sipër për disa transferta parash që kapin shifrën prej 1 milion eurosh.