Ndaj dy personave në Durrës, një të moshuari dhe një vajze 34-vjeçare, ka nisur hetimi dhe procedimi për shkak se kanë aplikuar për t’u pajisur me pasaportë me të dhëna false.

Të dyja rastet janë regjistruar një ditë më parë, ndërsa policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës ndaj dy shtetasve Xh.P., vjeç 85, banues në Durrës, edhe shtetases A.T. vjeç 34, banuese në Sukth.

Sipas seksionit kundër krimit ekonomik e financiar, dyshohet se ata kanë aplikuar për t’u pajisur me pasaportë biometrike me të dhëna personale të falsifikuara.