Referohen materialet në Prokurori për një 55-vjeçar në Tiranë.
Dyshohet se shtetasi me iniciale N. T., ka kryer veprime të turpshme me një shtetase të mitur.
“Më datë 07.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasin N. T., 55 vjeç, sepse në Shishtufinë dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me një shtetase të mitur.”, thuhet në njoftimin e policisë.





