Kemi hyrë zyrtarisht në sezonin e festave të fundvitit dhe dekori i tyre ka nisur të shfaqet prej ditësh në qytet.

Fillimisht një pjesë e dekorit festiv u vendos përgjatë rrugëve kryesore dhe në disa prej institucioneve në sheshin “Liria”.

Që nga sot, pjesë e dekorit do të jetë edhe pema dhe tuneli i dritave, që po instalohen paraditen e sotme në sheshin qendror të qytetit.

Këtë vit, bashkia e Durrësit ka zgjedhur të shpenzojë 81 milionë lekë të vjetra për dekorin e festave të fundvitit.

Pritet të ndrizen dritat në sheshin “Liria” për të kuptuar nëse do të ketë ndonjë risi dekori i këtij fundviti, apo do të jetë i ngjashëm me atë të një viti më parë.

Si përherë, fëmijët janë ata që u gëzohen më shumë festës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, por në shesh nuk kanë munguar asnjëherë edhe të rriturit që shkrepin foto pranë dritave shumëngjyrëshe.