Muaji i parë i dimrit nuk pritet të sjellë acar, të paktën kështu parashikojnë meteorologët. Kjo javë ka nisur me kthjellime dhe vranësira, më të dendura në zonat malore. Dita e martë dhe mërkurë sjellin shtim të vranësirave në zonat malore, duke gjeneruar reshje të izoluara shiu e dëbore.

Sipas "Meteoalb", e enjtja risjell kthjellimet dhe vranësirat kalimtare.

Temperaturat do të jenë relativisht të larta, më e ndjeshme kjo gjatë mesditës ku maksimumi në rang territori ngjitet në 21-22°C, ndërsa minimumi në 2°C në zonat malore gjatë mëngjesit.

Ky dimër mendohet të jetë i ngjashëm me dimrin e shkuar, ku temperaturat ishin disa gradë mbi mesataren shumë vjeçare.