Ka nisur këtë të enjte krasitja e palmave në bulevardin “Epidamn” në Durrës.
Ashtu siç ishte lajmëruar më herë nga Ndërmarrja Rruga, krasitja do të kryhet nga “Torra Veneciane” te Vila “Brais”.
Puna bëhet kryesisht gjatë orëve të natës për të mos penguar lëvizjen e mjeteve dhe qytetarëve.
Ndërmarrja Rruga informon qytetarët se në këtë segment rrugor nuk duhen parkuar automjetet deri në përfundimin e punës.
Bëhet me dije se punimet përfundojnë më datë 10 tetor, ndërkohë që burime zyrtare konfirmojnë se ndërhyrja në bulevard do të bëhet me faza.





