Mbrëmjen e ditës së premte ka nisur krasitja e palmave të qytetit. Aksioni që po realizohet nga Ndërrmarrja e Pastrim Gjelbërimit është ndjekur nga afër nga efektivët e Policisë Bashkiake, të cilët kanë krijuar perimetrin e sigurisë për të garantuar mbarëvajtjen e ndërhyrjes.
Aksioni ka vijuar gjatë orëve të natës, pasi lëvizja e mjeteve është mjaft e kufizuar dhe mjetet e rënda operojnë me më shumë lehtësi.
“Shërbimet e Policisë Bashkiake të dislokuar turni III në bashkëpunim me Ndërmarrjen Pastrim Gjelbërimi bënë të mundur vendosjen e perimetrit të sigurisë si dhe mbarvajtjen e punës për krasitjen e palmave të qytetit”,- thuhet në njoftimin e policisë bashkiake.
Aksioni i mbrëmshëm është përqendruar në aksin Rruga Tregtare, apo siç njihet ndryshe bulevardi "Epidamn".





