Pas largimit të leshterikëve nga vija bregdetare e plazhit të Durrësit, aksioni është përqendruar në shëtitoren “Taulantia”.

Mjetet e rënda kanë filluar punën që dje për largimin e leshtërikëve, të depozituar në breg përgjatë muajve të dimrit. Puna vazhdon në mënyrë intensive edhe gjatë fundjavës.

Përmirësimi i kushteve atmosferike e ka kthyer shëtitoren “Taulantia” në vendin më të preferuar të durrsakëve për shëtitjet buzë detit.

Deti i trazuar në fund të muajit dhjetor, janar dhe fillim të shkurtit nxorri në shëtitore tonelata me leshterikë, të cilët janë larguar në mënyrë sistematike nga ekipet e NSHK-së.