Me afrimin e pranverës, punonjësit e Agjencisë së Parqeve Urbane, në varësi të bashkisë Durrës, kanë nisur prej disa ditësh mbjelljen e rreth 500 pemëve në zona të ndryshme të qytetit bregdetar.
Pak ditë më parë, pemët dekorative u mbollën përgjatë rrugës “Adria”, ndërsa përgjatë ditës së sotme, aksioni është përqendruar në lagjen nr.16 të qytetit.
Pemët dekorative janë të llojit rrap, bli dhe panjë.
Në një postim në rrjete sociale, kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako shkruan se “Po japim kontributin tonë për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm për komunitetin. Po punojmë për mbjelljen e pemëve në disa zona të Durrësit. Është në fokus të punës sonë që të shtojmë hapësirat e gjelbëra në qytet”.
Postimin kryetarja e bashkisë e ka shoqëruar edhe me pamje filmike nga procesi i mbjelljes së pemëve dekorative.





