Prej orës 10:00 ka nisur mbledhja e Asamblesë Kombëtare e Partisë Socialiste te Pallati i Kongreseve.

Në këtë mbledhje pritet të prezantohen emrat e kabinetit të ri qeveritar dhe do të votohet dhe për kryesinë e re.

Po ashtu në mbledhje do të votohet dhe për strukturat e reja drejtuese të kësaj force si dhe do të bëhen publike dhe emrat e kryetarit të ri të Parlamentit, kryesisë së grupit parlamentar dhe kryetarët dhe nënkryetarët e komisioneve parlamentare.