Brazil, 12 qershor 2014 – Eshte çelur sonte kampionati botëror i Futbollit Brazil 2014, i 20-ti në historinë e futbollit. Rreth 500 vetë, artistë, sportistë dhe nxënës të shkollave të ndryshme kanë performuar në ceremoninë madhështore të hapjes së këtij kampionati në stadiumin e San Paolos. Ceremonia nisi rreth orës 20.15 me orën e vendit tonë në një manifestim madhështor të kulturave, veshjeve, traditave të qyteteve të ndryshme të Brazilit.
Puna per organizimin e ceremonise se çeljes se Boterorit Brazil 2014 ka nisur ne fillim te vitit 2013. Ne kete kupe bote do te marrin pjese 32 skuadra pergjate nje muaji deri ne finalen e madhe te 13 korrik. Trofeu i Kupës së Botës bëri një udhëtim nëpër 88 shtete të ndryshme të botës që nga shtatori i vitit të kaluar deri sot në ditën e nisjes së Botërorit. Do te kete ne kete boteror nje pjesemarrje te gjere te futbollisteve me origjine shqiptare. 6 nga ta luajne vetem ne perfaqesuesen e Zvicres. FIFA do të shpenzojë gjithsej 2 miliardë dollarë për zhvillimin e kësaj kupe të botës. Shpenzimi kryesor do të jetë ai për shpërblimin e skuadrave finaliste që arrin në 576 milionë dollarë. Ky kampionat botëror do të jetë më i kushtueshmi në histori, madje me diferencë të madhe me kampionatin botëror të Gjermanisë në 2006.
Brazil 2014
Pritja ka përfunduar. Është koha e Botërorit 2014, me futbollin që zbret në “tokën e premtuar” të tij.
Prozhektorët drejtohen në “Arena” të San Paolos, ku në orën 20:00 nis ceremonia e hapjes, ndërsa në 22:00 goditet topi i parë në ndeshjen inaguruese Brazil-Kroaci.
32 skuadrat finaliste janë gati për Kupën e Botës që shtëpi ka vendin ku futbolli është “fe”
Pikërisht mbi këtë fakt, por edhe me spektaklin në fushë, organizatorët dhe FIFA kërkojnë që për një muaj të sfumojnë problemet dhe protestat që kanë shoqëruar vigjiljen e Botërorit 2014.
Shpresa edhe për skuadrën vendase, që kërkon të fitojë për herë të gjashtë trofeun më të rëndësishëm të futbollit planetar.
Por me të njëjtat pretendime kanë udhëtuar drejt Brazilit edhe favoritët e tjerë, si Spanja, Gjermania apo Argjentina.
Parashikimet mënjanë. Radhën e ka fusha e lojës, ndërsa çdo veprim teknik, gol apo fitore në një kompeticion si Botërori gjithçka amplifikohet.









