Ka nisur mbrëmjen e djeshme edicioni i 18-të i festivalit të dansit modern dhe kontemporan “Albania Dance Meeting-Festival”, në Teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, me shfaqjen ” I Listen You See”.

Nën regjinë e Hamdi Dridit në skenën e teatrit së bashku me balerinët Houcem Bouakroucha dhe Feteh Khiari performoi edhe vetë regjisori Dridi.

Festivali ka nisur në vitin 2006 dhe deri tani në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës dhe në skenat e ndryshme në Tiranë janë përballur artistikisht trupa dhe kompani teatrore nga Kosova, Maqedonia, Suedi, Holllanda, Turqia, Itali, Kroacia, Izraeli, Hungaria, Sllovenia, Zvicra, Greqia etj.

Festivali ka krijuar një traditë të përvitshme në qytetin e Durrësit dhe në netët e tij gjithmonë ka synuar të bëhet arenë e shprehjes së aspiratave krijuese të artistëve nga vende të ndryshme.