Seanca e radhës për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu lidhur me tragjedinë e Gërdecit, mbahet këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Seanca e kaluar, e mbajtur më 21 shkurt, u shty për shkak të mungesës së gjyqtares Irena Gjoka.

Mediu akuzohet për shpërdorim detyre nga SPAK në lidhje me tragjedinë e Gërdecit, ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur.