Qendra Kombëtare për Transfuzionin e Gjakut, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nisi paraditen e sotme javën e dhurimit të gjakut në ambientet e Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës.
Megjithëse ishte dita e parë e fushatës, të shumtë ishin studentët që nxituan të bëheshin pjesë e saj.
Përgjatë të hënës dhe të martës, fushata e dhurimit të gjakut do të zhvillohet në godinën universitare në Currila, ndërsa më 16, 17,18 prill stafi mjekësor i Qendrës Kombëtare për Transfuzionin e Gjakut do të zhvendoset në Kampusin Universitar në Spitallë.
Fushata e dhurimit të gjakut zhvillohet përgjatë gjithë vitit, në të gjithë Shqipërinë.
Fushata “Dhuro gjak, bëhu arsyeja pse dikush buzëqesh sërish” synon të ndihmojë ata që kanë më shumë nevojë, duke siguruar rezerva jetike për personat që i nevojitet gjaku në mënyrë permanente dhe për të kontribuar në shpëtimin e jetëve të njerëzve në situata kritike.
M.B.