Nis numërimi mbrapsht për reformën zgjedhore në Shqipëri, pasi sot është afati i fundit për të cilin palët janë angazhuar ta përmbyllin atë.
Mbledha e rradhës e Këshillit Politik do të mbahet ditën e sotme në orën 17:00 ndërsa një ditë më parë diskutoi për 4 orë me radhë çështjet e mbetura pezull.
Opozita dhe mazhoranca nuk gjetën konsensus për të futur identifikimin biometrik të zgjedhësve në të gjitha qendrat e votimit as për administrimin zgjedhor.
Deri më tani PD-PS kanë rënë dakord për çështjen e rifinancimit të partive, kuotave gjinore, dhe periudhës se kur do të zhvillohen zgjedhjet.





