Aksioni për heqjen e kamerave të paligjshme ka nisur këtë të hënë edhe në kryeqytet.

Forcat e policisë janë duke hequr kamerat që janë vendosur në kundërshtim me ligjin në zonën e Freskut.

Operacioni i koduar “Fijet” po vazhdon prej ditësh në të gjitha qytetet e vendit, ku deri më tani janë çmontuar rreth 200 kamera.