Sot dhe nesër do zhvillohet Panairin e Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër në Pallatin e Kongreseve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama njofton se do marrin pjesë 50 kompani ndërkombëtare, ku do disuktohet mbi mundësitë e investimit në vendin tonë.

“Mirëmëngjesi dhe me Panairin e Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër, sot dhe nesër në Pallatin e Kongreseve, ku marrin pjesë 50 kompani ndërkombëtare me peshë të këtij sektori, e ku do të diskutohet mbi mundësitë e investimit në vendin tonë, si një treg me shumë potencial për investitorët dhe prodhuesit ndërkombëtarë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.