Sot ka nisur Panairi i Librit “Tirana 2018”, që do të zgjasë 5 ditë, nga data 14 deri më 18 nëntor. Ky është Panairi i 21-të që zhvillohet në Tiranë, në Pallatin e Kongreseve e do të bëjë bashkë rreth 100 shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, mali i Zi dhe diaspora, që do të paraqesin para lexuesve kryeqytetas botimet më të mira të hedhura në qarkullim vitin e fundit.
Panairi që mbledh adhuruesit shqiptarë të librit, do të bashkojë: autorë, botues, përkthyes, përfaqësues të shtypit dhe medias duke pretenduar të shndërrohet edhe në një panel të rëndësishëm diskutimi për artin dhe kulturën.
Gjatë panairit Tirana 2018 do të ndahen edhe disa çmime, si: Autori i vitit 2018; Përkthyesi i vitit 2018; Libri më i mirë për fëmijë 2018.
Gjatë ditëve të Panairit, do të gjeni më shumë informacione për prurjet e reja dhe titujt që duhet t’i keni në bibliotekë.