Nis pastrimi i njërit krah të rrugës së Currilave, i zënë prej ditësh nga masivi i dherave dhe argjilës që u shkëput nga faqja e kodrës, si pasojë e reshjeve të javës së kaluar.

10 automjete dhe fadroma të drejtorive në varësi të bashkisë Durrës janë angazhuar prej mëse një ore për zhbllokimin e rrugës.

Aksioni ka nisur me urdhër të kryebashkiakut Vangjush Dako dhe po zbatohet në terren nga punonjësit e UKD,-së, ndërmarrjes së Pastrim Gjelbërimit, asaj të Rrugëve dhe Policisë Bashkiake.

Siç duket nga pamjet filmike dhe fotot që sjell DurrësLajm mjetet e rënda janë duke larguar dherat për të rikthyer normalitetin në këtë zonë që është njëra nga më të preferuarat nga qytetarët durrsakë për të pirë një kafe apo konsumuar një drekë apo darkë buzë detit.

Rrëshqitjet e dherave e kishin bërë prej disa ditësh thuajse të pakalueshëm njërin krah të këtij aksi.