8 nëntor 2015 – Rifat Kapllani, drejtor i Komunales së plazhit, tha se gjatë gjithë pasdites së djeshme dhe mëngjesit të sotëm janë angazhuar të gjithë punonjësit e Komunales së plazhit dhe mjetet e rënda gjithashtu, të cilët kanë gërryer pjesën sipërfaqësore të rërës ku kishte hidrokarbure.
Ditën e sotme bregdeti është pastruar, por gjurmët janë ende të dukshme, ashtu si dhe era e naftës që ndjehet në të gjithë vijën e plazhit.
I fortë ka qenë dhe apeli i qytetarëve të cilët i kanë bërë thirrje strukturave të shtetit për të gjetur ndotësit e plazhit dhe të parandalojnë përsëritjen e situatave të tilla.
/K.H. portali DurresLajm/





