Këtë të martë ka nisur pelegrinazhi drejt kishës së Shna Ndout në Laç.
Janë 13 të marta që respektohen nga besimtarët për të mbërritur deri në ditën e Shna Ndout.
Pelegrinë nga i gjithë vendi i janë drejtuar kishës së Shna Ndout.
Besimtarë me qirinj ecin në rrugën, ku besohet se ka kaluar Shna Ndou.
Kisha e Shna Ndout daton që nga shekulli XIII dhe objekti i rëndësishem i kultit mori famë për shkak të Shna Ndout, një predikues i njohur katolik.