Nisi sot në Tiranë peticioni i "Nisma Thurje" për ndryshimin e kodit zgjedhor nga sistem proporcional rajonal në proporcional kombëtar me lista të hapura.

Deri më tani në terren janë dy pika ku qytetarët mund të firmosin peticionin, njëra është te “Parku Rinia” dhe tjetra te “21 dhjetori” në Tiranë.  Po kështu ky peticion është edhe online ku qytetarët mund të bëhen pjesë e saj.

“Peticionin kundër sistemit mund te firmoset te stendat pranë Urës te Shallvareve apo te kryqëzimi i 21 dhjetorit falë vajzave dhe djemve që pranuan të na japin një dorë konkrete duke shpenzuar nga koha e tyre. Peticionin e gjen edhe online te nisma thurje.al ku mund ta shkarkosh e më pas ta shpërndash për firmosje me miqtë, komshijtë etj. Mos rri mënjanë! Bashkohu kundër sistemit!”, njofton “Nisma Thurje”.