Të dy skuadrat vijnë pas humbjeve në ndeshjet e para me Kroacinë që është mundur 3-0 nga Spanja ndërsa Shqipëria është mundur me shifrat 2-1 nga Italia. Kjo është përballja e parë në arenën ndërkombëtare për këto dy përfaqësuese.
Në rreshtimin e kuqezinjve për këtë sfidë, Silvinjo ka ulur në stol Seferin, duke i bërë vend Laçit në formacionin titullar. Ndërkaq, Rei Manaj e nis nga minuta e parë në vend të Armando Brojës, i cili është në stolin e rezervave për këtë duel.





