Moti me diell dhe temperatura të larta në Durrës ka bërë që qytetarët, por edhe vizitorët të nisin plazhin.
Zona pranë Sfinksit ishte e mbushur me plazhistë që shijonin banjot e diellit, por nuk mungonin edhe ata që laheshin në det.
Të shumtë janë qytetarët e Kosovës dhe turistët e huaj që po kalojnë fundjavën në Durrës, edhe pse sezoni ende nuk është hapur zyrtarisht.
Vetëm mëngjesin e së shtunës në Morinë kanë hyrë më shume se 6 mije qytetare te Kosovës.





