Nis prishja e ndërtimeve pa leje nga IKMT për t’i hapur rrugë projektit të rikonstruksionin të hyrjes së Shkodrës.
Fadromat e IKMT sapo kanë shembur objektin e parë ndërsa ditën e sotme do të jenë edhe dy objekte të tjera që do të prishen nga 11 që janë në total pa leje.
10 të tjera presin shpronësimin ndërsa edhe aty do të ndodh i njëjti proces.
Në total janë 21 objekte në listë për t’u shembur.
Pas 21 bizneseve, do të prishen edhe 55 objekte banimi të komunitetit rom. Gjatë prishjes se objekteve, nuk ka pasur rezistencë dhe as reagime nga pronarët e tyre.