Gjykata e shkallës së parë Durrës vendos masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për ish-drejtorin e ALUZNI-t, Flamur Gjuzi (përfaqësues i LSI).
Po ashtu edhe për ish-punonjësit: Skerdi Bello dhe Elvis Pengili (të gjithë përfaqësues të LSI).
Për shtetasen, Nevjana Isufi, vjeç 44, banuese në Durrës, arkitekte private, e cila përfshihej si bashkëpunëtore për realizimin e planeve të rilevimit të objekteve.
Sipas komunikatës së policisë, 4 shtetasit e lartpermendur do të përballen me veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Komunikata e policisë
Në vijim të komunikatave, që bëjnë fjalë për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, më datë 27.03.2018, u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasit F.GJ, E.P, S.B dhe N.I, vjeç 47, 31, 28 e 44, banues në Durrës, e cila ka vendosur masën “Detyrim paraqitje”. Nenet 248, 25 e 186/3 të Kodit Penal.





