Seksioni kundër korrupsionit në Policinë e Durrësit ka nisur procedimin penal ndaj një ish-punonjëseje të OSHEE-së.
Për shtetasen B.M, 61 vjeçe, banuese në Durrës, me detyrë ish-punonjëse e kujdesit ndaj klientit pranë OSHEE-së Durrës, u referuan një ditë më parë materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.
Sipas policisë, dyshohet se më datë 04.07.2017, në lagjen nr. 11, ajo ka bërë në mënyrë të paligjshme kalimin e kontratës së energjisë elektrike nga shtetasi V.M. 60 vjeç, banues në Durrës, te shtetasi S.M.





