Grupi i Punës për zgjedhjet në FRPD, nëpërmjet një deklarate për mediat njoftoi hapjen e fushatës për anëtarësimet e reja në FRPD.
Oriola Nebiaj në një deklaratë shprehet se zgjedhjet e reja do të bëhen në përputhje me statutin ku do të synohet gjallërimi i veprimtarisë politike të FRPD-së.
Më tej ajo shprehet se këto zgjedhje, do e bëjnë FRPD-në të hapur për anëtarësime të reja.
“Në mbështetje të Nenit 46 Pika 2, Neni 58 Pika 1 dhe 2 të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë si dhe në zbatim të urdhërit nr 133 dt. 05.11.2021 të kryetarit të PDSH, në kuadër të procesit të riorganizimit dhe zgjedhjeve në të gjitha strukturat drejtuese të FRPD, Grupi Qëndror i punës udhëzon: Nisjen e procesit të rifreskimit të strukturave të FRPD në të gjitha nivelet në përputhje me normat demokratike dhe të promovimit te vlerave që mbrojnë interesat e Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Zgjedhjet e reja në do të bëhen në përputhje me përcaktimet dhe detyrimet statutore, në kuadrin e zgjedhjeve të përgjithshme periodike të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.
Këto zgjedhje do të synojnë gjallërimin në një nivel më të lartë të veprimtarisë politike të FRPD, nxitjen dhe gjallërimin e strukturave dhe intensifikimin e veprimtarisë publike e elektorale të tij në territoret që mbulojnë degët. Përmes tyre do të synohet zgjerimi dhe ripërtëritja e anëtarësisë së FRPD-së dhe hapja e mëtejshme e saj, duke vlerësuar dhe kontributin dhe angazhimin e të gjithë të rinjve që po dëshmojnë përkushtimin në mbështetje të realizimit me sukses të programit politik në nivel Qendror e Lokal si dhe shtresave elektorale mbështetëse të PD-së” – tha Nebiaj.





