Ka nisur ashtu siç ishte paralajmëruar një ditë më parë procesi i votimit për zgjedhjen e kreut të PD Durrës.
Votimi ka nisur në orën 08:00 dhe anëtarësia e Partisë Demokratike të degës lokale ka nisur të hedhë votën në kuti për atë që do të jetë kreu i ardhshëm i demokratëve durrsakë.
Në garë janë dy kandidat në fletën e votimit: Adrian Gashi dhe Erion Luka.





