Ka nisur procesi i votimit për zgjedhjen e kreut të ri të PD Durrës me parimin “Një anëtar, një votë”.

Procesi ka vetëm pak minuta që ka nisur në hollin e Qendrës Kulturore “Aleksandër Moisiu”.

Demokratët durrsakë do të zgjedhin sot kryetarin e ri të tyre mes tre kandidaturave në garë; Osman Stafa, Igli Cara dhe Ardian Muka.

Procesi i votimit nisi në orën 08.00 dhe do të mbyllet në orën 18.00.