8 dhjetor 2015 – Qindra mbështetës të opozitës, shumë prej të cilëve vijnë nga rrethet, tashmë kanë nisur të grumbullohen në shesh.
Në ditën simbol të rënies së komunizmit 25 vjet më parë, Partia Demokratike marshon sot nga sheshi “Skënderbej” ku do t'i bashkohet dhe lideri Lulzim Basha, drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për t’u stacionuar më tej në rreth 5 orë fjalime para kryeministrisë. Të paktën ky është orari që PD ka kërkuar leje në polici dhe mbi 1500 forca policie do ruajnë mbarëvajtjen e protestës.
Një kordon i gjatë me police femra është vendosur përpara kryeministrisë, ndërsa edhe vetë përfaqësues të Forumit Rinor të PD-së do të qëndrojnë krah tyre për të shmangur çdo incident që mund të vijë nga turma.
Në mesin e protestuesve bie në sy edhe prani a e të rinjve nga Korpusi Rinor Azem Hajdari, kjo pasi ata janë veshur me bluza që simbolizojnë këtë organizatë.
/portali DurresLajm/





