Opozita veproi me të njëjtin skenar edhe këtë të premte në protestën para Bashkisë së Tiranës.

Mbështetësit e opozitës u mblodhën të 13-ën herë para godinës së bashkisë.

Ata kanë hedhur molotov drejt godinës, ndërsa mbanin në duar flamujt e PD-së, tymuese me ngjyra dhe fishekzjarrë.

Këtë herë policia ka vendosur mos të marrë të njëjtat masa, duke mos bllokuar me gardh metalik bashkinë.