Mbahet sot protesta e radhës nga opozita, para bashkisë së Tiranës. Ashtu si edhe në herët e kaluara, protesta nisi në orën 11:00.

Kujtojmë se prej kohësh opozita, por dhe përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit protestojnë para bashkinë, në shenjë kundërshtie pas arrestimeve për dosjen 5D, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Veliaj.

Ndërkohë, thuajse në të gjitha protestat ka pasur përplasje mes policisë dhe protestuesve, ndërsa këta të fundit kanë hedhur dhe flakadanë dhe molotov në drejtim të bashkisë.