Opozita nis mosbindjen civile. Tashme protestuesit kanë bllokuar kryqëzimet në Vorë, Milot e Çermë. Opozita ka njoftuar se do të bllokojë disa akse kryesore të qarkullimit të rrugëve, në shenjë proteste për vendosjen e taksës në Rrugën e Kombit.
Nga ora 10:00-13:00 pothuajse i gjithë qarkullimi në Shqipëri do të jetë i paralizuar, kjo pasi 4 akset kryesore do të bllokohen me protestues.
Qytetarë të mbështetur edhe nga PD kanë bllokuar kryqëzimin e Milotit i cili lidh Tiranën me Shkodrën, por edhe Rrugën e Kombit me Tiranën dhe Durrësin. Gjithashtu është bllokuar edhe kryqëzimi i Çermës në Lushnje që bllokon lëvizjen në jug të vendit, kryqëzimin e Vorës dhe pritet bllokimi i kryqëzimti të Bradasheshit në Elbasan.
Deputetët e opozitës dhe qytetarët protestojnë kundër rritjes së vazhdueshme të taksave. Protestuesit kanë bllokuar rrugën dytësore në Vorë, aty ku merr pjesë edhe kreu i PD, Lulzim Basha si dhe deputetë te tjerë të Tiranës.
Këto janë pamjet nga kryqëzimi i Çermës të sjella nga gazetarja e “DurrësLajm”.





