Ka nisur tashmë protesta e Partisë Demokratike ndërsa mbështetësit e opozitës janë mbledhur në sheshin përpara Kryeministrisë. Kreu i PD Sali Berisha ka mbërritur para Kryeministrisë, ku shoqërohet nga deputetët Flamur Noka, Agron Gjekmarkaj, Luçiano Boçi, Oerd Bylykbashi dhe të tjerë.
Ende nuk është e qartë se cili skenar do të ndiqet nga organizatorët, por pritet që të mbahet një marshim nga Kryeministria drejt institucioneve kryesore, duke shmangur Kuvendin, i cili është i pozicionuar pranë xhamisë së Namazgjasë, aty ku pritet të ketë një numër të shtuar besimtarësh pasi ndodhemi në muajin e shenjtë të Ramazanit.





